Sporti

Zyrtare: Kimpembe rinovon kontratën me PSG

12/21/2023 08:53
nga:E K

Qendërmbrojtësi francez nuk ka luajtur për parisienët, që kur u dëmtua nga shkurti i vitit 2023.

Kimpembe është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim i rëndë (i këputur tendinën e Akilit), që nga 26 shkurti, në ndeshjen kundër Marseilles, dhe para kësaj ka pasur edhe disa ndeshje që ka munguar për shkak të lëndimeve të tjera, transmeton GazetaBlic Sport.

Edhe kështu qendërmbrojtësi francez vazhdon të meritojë besimin e drejtuesve të PSG-së dhe dëshmi për këtë është rinovimi i kontratës deri në vitin 2026.

“Sot është një ditë e veçantë për mua. Kam kënaqësinë të njoftoj se kam vendosur të nënshkruaj një zgjatje të kontratës time me Paris Saint-Germain, deri në vitin 2026. Ushtari juaj, Presnel Kimpembe”, deklaroi fituesi i Kupës së Botës me Francën në 2018.

/GazetaBlic Sport.