Sporti

Liverpool siguron kalimin në gjysmëfinale të EFL Cup, triumfon me spektakël ndaj West Ham

12/20/2023 22:51
nga:Mergim Rreci

Liverpool ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të EFL Cup.

Skuadra e Jurgen Klopp fitoi me spektakël ndaj West Ham United, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 5 me 1, me ‘The Reds’ që tashmë synojnë triumfin e plotë në Kupën e Ligës.

Dominik Szoboszlai, Salah, Gakpo dhe Jones dy herë shënuan golat e fitores për Liverpoolin, kurse Bowen shënoi për mysafirët nga Londra.

/GazetaBlic Sport/