Sporti

“Janë kërcënim serioz për Cityn”, Aguero befason me deklaratën për Man United: Nuk mund t’i heqësh nga gara për titull

12/20/2023 09:15
nga:Lorik J

Sergio Aguero vazhdon të jetë një zë aktiv në çështjet aktuale të Manchester Cityt dhe ish-sulmuesi argjentinas u sfidua për të identifikuar kërcënimin kryesor për titullin e katërt të ekipit të Guardiolës. Përgjigja është disi… befasuese.

“Nuk mund të heqësh kurrë Manchester United nga gara në këtë fazë të sezonit. Ata janë një nga kërcënimet më të mëdha për titullin e Premierligës së Manchester City-t”, analizoi Agüero në deklaratat për faqen e internetit Stake.com, duke përfshirë gjithashtu Tottenhamin dhe Newcastle në mesin e kandidatëve.

E vërteta është se për momentin lider është Arsenali, i ndjekur nga Liverpool dhe Aston Villa.

Qytetarët janë në vendin e katërt zhgënjyes dhe do të kthehen në garat vendase vetëm pas Krishtlindjeve, pasi po luajnë në Botërorin për Klube. “Djajtë e Kuq”, duhet theksuar, janë në vendin e shtatë.

/GazetaBlic Sport