Sporti

Shqiptarët janë të çmendur pas Kombëtares: Kërkesat më të mëdha për bileta në Europianin e 2024 po vijnë nga tifozët kuqezi!

12/19/2023 12:57
nga:Lorik J

Shqiptarët janë të çmendur pas Kombëtares dhe kjo tashmë është e ditur. Por për të bërë dallimin me vendet e tjera në Europë, tanimë na vjen edhe një fakt që merr zyrtarizimin e vet Gjermansië, vendit ku do të zhvillohet Euro24.

Media gjermane, DW, ka shkruar se tifozët e Shqipërisë janë një prej 5 vendeve që kanë bërë më shumë kërkesë për të blerë bileta për Europianin.

“59 përqind e kërkesave për bileta vijnë nga jashtë Gjermanisë. Më shumë kërkesë për bileta janë nga tifozët e Turqisë, Hungarisë, Shqipërisë, Anglisë dhe Kroacisë”, shkruhet nga DW.