Sporti

Liverpool dhe Manchester United ndajnë pikët

12/17/2023 19:26
nga:E K

Liverpool dhe Manchester United janë ndarë në ‘paqe’ në derbin më të madh anglez.

Dy gjigantët anglezë luajtën baras pa gola në “Anfield” në një ndeshje të dominuar nga “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp, shkruan GazetaBlic Sport.

Me këtë pikë Liverpool shkon në kuotën e 38 pikëve dhe zë vendin e 2’të, kurse United me 28 pikë zë vendin e 7’të.

/GazetaBlic Sport/