Sporti

Egbo pas barazimit me Ballkanin: Ishte ndeshje e mirë, rezultati ishte i drejtë

12/17/2023 15:09
nga:Lorik J

Në kryendeshjen e sotme, Ballkani barazoi me Prishtinën pa gola, 0-0.

Ky është gabimi i dytë radhazi i Ballkanit, pasi javën e kaluar u mposht nga Llapi me rezultatin 5-3.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Emanuele Egbo tha se skuadra e tij luajti mirë dhe me pak fat mund të fitonte.

“Ka qenë ndeshje e mirë, me pak kujdes mund të fitonim. Rezultati ishte i drejtë”, tha Egbo për Art Motion pas takimit.

“Ndeshja luhet për t’u fituar. Për mua ka ndryshuar ekipi, po bëjmë maksimumin. Ndikoi mungesa e Blesas, besoj se kjo pikë vlen për ne, pasi kemi edhe shumë mungesa. Me rikthimin e lojtarëve të dëmtuar, do jemi më të fortë”, përfundoi Egbo.

/GazetaBlic Sport