Sporti

Guardiola: Dy pikë të tjera të shkuara dëm, e meritojmë!

12/16/2023 23:48
nga:E K

Periudha negative për skuadrën e Manchester City-t nuk po “di” të përfundojë, ndërsa së fundmi ekipi i Pep Guardiolës, ka ngecur në barazimin 2-2 në transfertën e Crystal Palace.

Duke folur për mediet pas këtij barazimi, Guardiola me keqardhje theksoi se e meritonin.

“Bëmë një lojë të bukur, të kujdesshme në çdo detaj, bëmë shumë mirë. Megjithati goli që pësuam në fund nuk ishte fat i keq, por e merituam. Ne hodhëm dy pikë tutje dhe e merituam”-u shpreh trajneri i City-t.