Lajme

E detyroi të kryente marrëdhënie seksuale, arrestohet një person

12/16/2023 08:36
nga:Sh R

Arrestohet një person në Prishtinë, i cili dyshohet se ka detyruar një vajzë të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton teve1.info.

“Prishtinë 13.11-15.12.2012- NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar me dhunë që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.