Lajme

Lajçak e Bislimi dakordohen për hapat e mëtejmë në dialog

12/13/2023 21:00
nga:Y I

I deleguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se sot gjatë ditës ka zhvilluar një video konferencë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçak, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se me Bislimin janë dakorduar për hapat e mëtejshëm në çështjet e dialogut.

“Sot pata një video-konferencë të detajuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin, në një listë të çështjeve të dialogut. U dakorduam për vazhdimin e dialogut dhe hapat e mëtejshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.