Lajme

Kurti uron Tusk: Kosova mezi pret të forcojë marrëdhëniet me Poloninë

12/12/2023 20:44
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka uruar Donald Tusk, me rastin e emërimit të tij si kryeministër i Polonisë.

Kryeministri Kurti thotë se Kosova mezi pret të forcojë lidhjet me Poloninë, duke kontribuar në sigurinë, rritjen dhe vlerat e përbashkëta evropiane.

“Urime Kryeministrit Donald Tusk në emërimin e tij. Në një epokë sfiduese për demokracinë, të dëshmosh angazhimin aktiv të popullit polak është frymëzuese. Kosova mezi pret të forcojë lidhjet me Poloninë, duke kontribuar në sigurinë, rritjen dhe vlerat tona të përbashkëta evropiane”, shkroi ai.