Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic, beson se dobësitë e Paris Saint-Germainit si mysafir mund ta ndihmojnë skuadrën e tij në ndeshjen e Grupit F të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja në Signal Iduna Park do të vendosë se kush do të jetë fituesi i grupit, ku para ndeshjeve Borussia kryeson me 10 pikë, PSG e dyta me 7 dhe Newcastle dhe AC Milan kanë nga 5 pikë.
“Ne do të luajmë kundër Paris Saint-Germain para një stadiumi të mbushur. Ky është i gjithë motivimi që na duhet për të luftuar. Ne i dimë cilësitë e kundërshtarit, por i kemi parë edhe problemet e tyre në mbrojtje. Nëse jemi të guximshëm dhe të tregojmë një lojë mjaft intensive, mund t’ia vështirësojmë punët çdo kundërshtari”, ka komentuar Terzic në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Ata e dinë se u duhet fitorja për të siguruar një vend në fazën tjetër, por janë gjithashtu të vetëdijshëm se edhe ne duam të fitojmë”, shtoi Edin Terzic.
/GazetaBlic Sport