Rafael Leao dhe Noah Okafor janë duke u stërvitur me shokët e skuadrës në prag të një takimi kyç në Champions League me Newcastle.
Kuqezinjtë po përgatiten për ndeshjen e së mërkurës në Champions League me Newcastle në St. James’ Park. Ata duhet të mposhtin Magpies dhe shpresojnë që Borussia Dortmund të mund PSG-në për t’u kualifikuar në raundin tjetër, përcjell GazetaBlic Sport.
Leao dhe Okafor janë duke u stërvitur me bashkëlojtarët e tyre dhe pritet të jenë në dispozicion nesër, raporton Milannews.
Ibrahimovic, i cili së fundmi është emëruar si Këshilltar i Lartë i Pronësisë, nuk u pa në Milanello këtë mëngjes.
/GazetaBlic Sport/


