Ish- komandanti i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala është dërguar në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij Xhevdet Smakiqi.
Ai ka treguar se për çka po dyshohet Shala, i cili në luftë njihej me nofkën “Topi”.
“Haxhi Shala është nisur në mëngjes për në Hagë. Ai dyshohet për pengim në drejtësi, ndikim te dëshmitarët”, ka treguar Smakiqi.
Ndryshe, Shala u arrestua pasi Specialja kreu bastisje në pronat e tij dhe atë e dërgoi në zyret e EULEX’it në Fushë Kosovë.
Se ka kryer operacione dje e kanë konfirmuar edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.