Ylli turk Arda Güler, i cili kaloi nga Fenerbahçe te Real Madrid gjatë transferimit të verës së kaluar, nuk ka pasur shansin të luajë për shkak të lëndimeve që ka përjetuar deri më tani.
Arda Guler tashmë po përballet me shansin për të debutuar pas dëmtimeve që pësoi radhazi, përcjell GazetaBlic Sport.
Arda Guler tani do të fillojë të intensifikojë stërvitjet për të debutuar me fanellën e Real Madridit.
Gazeta Marca raportoi se madrilenët tashmë mund të llogarisin në të për ndeshjet e ardhshme. Ndaj ka mundësi që ai të përfshihet në listën e grumbullimit për duelin me Villarrealin, kështu që më në fund mund të debutojë pas pengesave fizike që kanë ndodhur që nga ardhja e tij.
/GazetaBlic Sport


