Sporti

Dhunë në futbollin bullgar: Lojtarët mysafirë goditen me lopatë gjatë festës së golit në minutat shtesë

12/11/2023 10:45
nga:E K

Ludogorets arriti dje një nga fitoret më të rëndësishme në raundet e fundit të kampionatit bullgar. Ata festuan jashtë në derbin ndaj CSKA-së nga Sofja me 1:0.

Dhe si! Në një shtesë të çmendur me gol në minutën e 107-të. Kështu ata arritën në pozitën e dytë të renditjes tabelore, tri pikë larg Cherno Mores kryesuese, transmeton GazetaBlic Sport.

Në takim ka ndodhur edhe një incident. Teksa lojtarët e Ludogorets festonin golin e fitores, rreth tyre u formuan një sërë personash nuk e pëlqyen.

Disa prej tyre hodhën topa ndaj lojtarëve të Ludogorets, disa i frikësuan dhe i ofenduan, madje njëri mori një lopatë bore dhe i goditi lojtarët me të gjatë festës.

/GazetaBlic Sport.