Milani është gati të nisë negociatat me menaxherin e lojtarit të kombëtares së Guinesë, Serhou Guirassy (27), njoftoi Nicolo Schira. Bëhet fjalë për sulmuesin e Stuttgartit i cili shënoi 18 gola në 13 paraqitje këtë sezon dhe shtoi dy asistime.
Edhe pse me 16 gola ai është aktualisht golashënuesi i tretë më i mirë në Evropë (pas Harry Kane të Bayernit dhe Santiago Gimenez të Feyenoord me 18 gola), Milani mund ta marrë atë për vetëm 17.5 milionë euro sepse ka një klauzolë të tillë shpengimi në kontratë.
Schira zbulon se skautët e Milanit e kanë parë disa herë sulmuesin nga Guinea, por gjigantët italianë nuk janë të vetmit që duan. Kontrata e Guirassy me Stuttgartin është deri në verën e vitit 2026. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 40 milionë euro.
/GazetaBlic Sport


