Drejtori i informimit në AAK, Lulëzim Blaka thotë se është i bindur se versioni aktual i draft-statutit, krijon pushtetin e tretë qeverisës.
Blaka në një prononcim për GazetaBlic thekson se, ky draft duhet të ndryshohet në shumë pika.
“Ajo që ju garantoj është se versioni aktual i draft-Statutit, KRIJON pushtetin e tretë, që nuk parashihet në asnjë nga ligjet në fuqi.Draft-Statuti padyshim se duhet të ndryshohet, duke nisur nga heqja e referencës në Rezolutën 1244 dhe heqja e komisionit të Arbitrazhit”, tha Blaka.
Tutje, ai shton se në formatin ekzistues, Kosova nuk duhet të procedojë tutje.
“Në formatin ekzistues, Kosova nuk duhet të procedojë tutje, por, në një format të ndryshuar dhe të përshtatur me ligjet dhe Kushtetutën, atëherë, Kosova mund të konsiderojë themelimin e Asociacionit, POR, vetëm nëse Serbia e njeh DE JURE Republikën e Kosovës, OSE, nëse Kosovës i bëhet ftesë për anëtarësim të shpejtë në NATO”, tha Blaka për GazetaBlic.
Thaçi i VV’së: Edi Ramën nuk e marrë seriozisht, është lider frikacak
“Veriu s’mund të menaxhohet veç me policët”| Analistët paralajmërojnë përshkallëzim të situatës


