Sporti

Humbje shokuese me 5 gola, Thomas Tuchel flet pas disfatës zhgënjyese nga Eintracht Frankfurt

12/09/2023 21:56
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich u turpërua sot në Frankfurt. Eintrachti zhvilloi një ndeshje perfekte, duke thyer 5-1 kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Kjo ishte humbja e parë sezonale në Bundesliga për djemtë e Thomas Tuchel, të cilët ishin hija e vetvetes në “Deutsche Bank Park”.

“Nënvlerësuam rrezikshmërinë e Eintrachtit dhe u dorëzuam shumë shpejt. Humbje e merituar”, u shpreh pas ndeshjes trajneri Tuchel.I cili vijoi: “Kam besim maksimal tek ekipi im, nuk është momenti për kritika. Ne kemi nevojë për një reagim tani përballë Manchester United në Old Trafford”, theksoi Tuchel.

Trajneri dhe tifozët bavarezë presin rikthimin e skuadrës te fitorja në duelin e mesjavës së ardhshme në Champions League përballë United në Angli.