Lajme

U zgjodh nënkryetare e LDK-së, reagon Hykmete Bajrami: E konsideroj përgjegjësi

12/09/2023 15:32
nga:Sh R

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka zgjedhur kryesinë e re.

Në mesin e nënkryetarëve të zgjedhur është edhe deputetja Hykmete Bajrami.

Ajo, pas marrjes së kësaj pozite ka reaguar përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

Bajrami, ka thënë se funksionin e Nënkryetares së LDK-së e konsideroj përgjegjësi.

“Do të punoj, sikurse deri më sot, edhe sot e tutje me nder e përgjegjësi për të mirën e përbashkët, për Republikën e Kosovës, për të sotmen dhe të ardhmen e gjithë qytetarëve të Republikës”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë: