La Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi do të ndërpresë kontratën me Paul Pogba pasi mesfushori të ndalohet zyrtarisht për doping.
Prokurori i antidopingut ka kërkuar një pezullim prej katër vitesh për mesfushorin francez, i cili dështoi në një test dopingu pas një ndeshjeje në Serie A kundër Udineses gushtin e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.
Pogba është pezulluar nga komisioni antidoping si masë paraprake dhe nuk është stërvitur me shokët e tij të Juventusit që nga shtatori. Për më tepër, bardhezinjtë janë lejuar të ulin pagat e tij në tarifën minimale të garantuar nga kontrata kolektive, rreth 2,000 euro në muaj.
Sipas Gazzetta , “historia midis Pogba dhe Zonjës së Vjetër po shkon drejt fundit pasi të dy palët janë të destinuara të ndahen sapo të konfirmohet ndalimi”.
/GazetaBlic Sport/


