Lajme

Po vazhdojnë punimet e linjës hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë

12/08/2023 15:41
nga:N K

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në fazën e dytë në linjën hekurudhore të 10të, Fushë Kosovë – Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.

Ministri ka njoftuar se po vazhdojnë me punime edhe drejt Vushtrrisë.

“Punimet për fazën e dytë të linjës hekurudhore të 10të, Fushë Kosovë – Mitrovicë, me gjatësi prej 34 km, po vazhdojnë me ritme të shpejta”, ka njoftuar Aliu.