Lajme

Përfshihet nga zjarri “Burger King” në Prishtinë

12/07/2023 10:43
nga:Y I

Është përfshirë nga zjarri lokali i “Burger King” që ndodhet te kompleks “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e policisë dhe zjarrfikësve.

Raporto24 ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.