Sporti

Lajm i mirë për Real Madridin, Modric rikthehet në stërvitje me grupin

12/06/2023 13:28
nga:L J

Lajm i mirë në Real Madrid. Luka Modric është rikthyer në stërvitje me bashkëlojtarët në stërvitjen e mëngjesit të sotëm. Kroati ka lënë pas lëndimin në kofshën e majtë që e ka lënë jashtë fushës në dy ndeshjet e fundit, dje stërviti i vetëm dhe sot ka përfunduar seancën me grupin.

Carlo Ancelotti mund të llogarisë tek ai në ndeshjen kundër Betis të shtunën në orën 16:15.

Trajneri italian tashmë e ka rikuperuar Kepan për ndeshjen ndaj Granadës dhe ka shumë gjasa që ta ketë në Benito Villamarín reprezentuesin kroat. Gjithsesi listës së viktimave do t’i shtohet edhe Carvajal, i cili do të mungojë deri në vitin 2024, bashkë me pjesën tjetër të të lënduarve.

/GazetaBlic Sport