Nga Shqipe Pantina
Sa here ju ka ndodhë që keni qenë në një restorant apo vend publik ku ka pasur edhe fëmijë dhe keni dëgjuar prindërit e fëmijës të i thotë fëmijës së vet “ shuj se të rreh teta (ose xhaxhi)?”. Sa prej jush ( ju që e dënoni dhunën me komente në rrjete sociale) përdorni kërcënimin “ Ta hjeki kryet” “ të myti krejt” kur doni të i disiplinoni fëmijët tuaj. Natyrisht se nuk e keni përnjëmend kur përdorni këto shprehje, por a mendoni si ndikojnë këto shprehje në personalitetin e fëmijës?
Javën që shkoj me te drejt opinion publik u tronditë me rastin e vrasjes së një grua, për të cilën dyshohet se është vrarë me porosi nga bashkëshorti i saj, babai i fëmijëve të saj. Nuk është hera e parë në Kosovë që një grua vriten nga bashkëshorti i vet, kjo për fat të keq është bërë një dukuri shqetësuese. Pas secilës vrasje ka pas një reagim të opinionin, sidomos në rrjetet sociale, ku në masë të madhe dënohet akti i vrasjes por edhe dhuna ndaj gruas në përgjithësi. Madje janë organizuar edhe protesta ku i është kërkuar organeve të drejtësisë të reagojnë më ashpër në dënimin e dhunës ndaj grave. Por nuk kanë qenë të pakta rastet kur ka pas komente të atilla që edhe e kanë arsyetuar vrasjen, madje e kanë bëre më faj viktimën. Dhe kjo me të vërtet është tepër shqetësuese. Por nuk është më pak shqetësuese as reagimi i atyre që dënojnë dhunën dhe aktin e vrasjes. “ Këtë monstrum duhet me vjerr në shesh” “ Këtë duhet me rrjep për së gjalli” “ duhet me denu me vdekje” etj e komente të ngjashme plot vrer e dhunë nuk janë të rralla tek ata që dënojnë aktin e vrasjeve.
Por, A dënohet dhuna me dhunë? A është dhuna instrumenti i vetëm efikas për disiplinim apo edhe dënim të fajtorit. A është gjuha e dhunshme reagim emocional në rrjete sociale apo, është vërtet instrument për zgjidhje të mospajtimeve.
Nuk dua të merrem fare me ata që arsyetojnë aktet e dhunshme qoftë në rrjete sociale apo edhe në forma tjera të ndërveprimit dhe komunikimit. Mendoj se më këto raste duhet të merren organet e drejtësisë, si mënyrë parandaluese sepse jo rralle ato kanë eskaluar pastaj në dhunë të vërtetë fizike. Dua të merrem me ato raste që gjoja dënojnë dhunën.
Dhe dua ta them troç se shumë shpesh, e sidomos në rastin e vrasjes së fundit të Liridona Ademajt shumë nga këto komente e reagime me së paku shprehnin empati për viktimën apo të afërmit e saj. Është aq e qarte dhe për mua krejtësisht e papranueshme se si shumë njerëz, përfshi edhe figura publike, përdorin raste të tillë për vëmendje apo edhe me keq për përfitime ( rritja e numrit të shikimeve apo pëlqimeve në llogaritë e tyre në rrjete sociale). Ishte madje neveritëse të shihej se si përdoreshin fotot e viktimës të një rasti makabër, të shndërruar në një video e cila recitonte një poezi për vrasjen e vet në veten e parë. Deri këtu kishin arritur!.
Por e gjitha kjo nuk zgjat më shumë se tri ditë, deri të ndodhë rasti tjetër i vrasjes ( kryesisht të një gruaje) dhe pastaj serish e njëjta histori e reagimeve me komente te njëjta. Mirëpo pyetja thelbsore qëndron këtu se e ç’far bëjnë këta njerëz në ndërkohe për të ulur nivelin e dhunës në shoqëri. Sa komente i shkruajnë në rrjete sociale ku me një gjuhë plot vrer e urrejtje, pra plot dhunë, kundërshtojnë çdo mendim ndryshe prej të tyrin. Me c’far gjuhe komunikojnë në rrethin e tyre, në shoqëri apo familje. Ose edhe më thjesht, me ç’farë gjuhe ju flasin fëmijëve te tyre, sepse këtu fillon e gjitha. Sa here brenda ditës ju ndodhë që të dëgjon, apo edhe vet të përdorni shprehje kërcënuese e të dhunshme ndaj fëmijëve.
Sa here ju ka ndodhë që keni qenë në një vend publik ku ka pasur edhe fëmijë dhe keni dëgjuar prindërit e fëmijës të i thotë fëmijës së vet “ shuj se të rreh teta (ose xhaxhi)?” Cila mendoni se është përshtypja që krijon fëmija për ju apo për secilin të panjohur. Pra pa ju njohur fare kush jeni ju shndërroheni në një armik të fëmijës. Në anën tjetër si ndikon kjo shprehje tek fëmija, I cili kupton se nga dikush I panjohur mund të i vjen rreziku, pa e ditur se pse.
Sa prej jush që jeni kundër dhunës dhe e dënoni atë me komente në rrjete sociale i kërcënoni fëmije tuaj me shprehje si: “ të myti krejt” apo “ Ta hjeki kryet”, kur dëshironi të i disiplinoni ata. Natyrisht se nuk e keni përnjëmend kur ju drejtoheni fëmijëve me ketë gjuhë, por si ndikon kjo në formimin e personaliteti të fëmijës?
Ne mund të aludojmë se këta prindër janë me edukim dhe vetëdije të ulët dhe nuk kanë njohuri për ndikimin negativë që shprehje të tilla mund të kenë tek fëmijët, Por për fat te keq shprehje të tilla përdorën në masën shqetësuese edhe në institucionet edukative, qoftë nëpër çerdhe apo në shkolla. Pra edhe nga ata që janë përgjegjës për edukimin e fëmijëve.
E pra nëse e keni përnjëmend, vërtet e dënojmë dhunën, nëse dhuna të ndërtojnë një shoqëri që nuk njeh dhunën si instrument të zgjidhjes se konflikti, filloni nga vetja, nga gjuha që ju e përdorni në shtëpi, në shoqëri apo dhe në rrjetet sociale. Dënimi më I mirë që mund ta bëni kundër dhunës, është të hiqi vet dorë nga dhuna. Nëse luftimin kundër dhunës e keni përnjëmend!