Sporti

Messi: U përpoqa të kthehesha te Barcelona, por nuk ndodhi

12/06/2023 10:04
nga:L J

Pasi u emërua sportisti numër 1 për vitin 2023 nga revista Time, Lionel Messi ka folur për kalimin e tij në MLS, ku përforcoi Inter Miami. Argjentinasi tha se prioriteti i tij ishte kthimi në Barcelonë dhe u pendua që kjo nuk ishte e mundur financiarisht. Messi gjithashtu pati mundësinë të transferohej në Arabinë Saudite – në Al Hilal.

“E vërteta është se fatmirësisht kisha disa opsione në tryezë që ishin interesante, por më duhej të analizoja dhe mendoja shumë. I diskutova me familjen time para se të vendosja përfundimisht të vija në Miami. Opsioni im i parë ishte të kthehesha në Barcelona, por nuk ishte e mundur. U përpoqa por nuk ndodhi”, tha Lionel Messi.

“Kam menduar shumë të shkoj në Arabinë Saudite sepse e njoh vendin dhe e di që kanë krijuar një kompeticion shumë të madh që në të ardhmen mund ta bëjë kampionatin shumë të rëndësishëm. Si ambasador i turizmit të vendit, ishte një distancë shumë tërheqëse për mua. Më pëlqen gjithçka atje. Opsionet ishin Arabia Saudite dhe MLS, të dyja shumë interesante”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport