Lajme

Mushkolaj: Rezultatet e dobëta në PISA, shkak i një sistemi arsimor të keqmenaxhuar dhe keqndërtuar

12/05/2023 20:46
nga:Sh R

Rezultatet e testit “PISA 2022” u publikuan të martën, e Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit.

Sipas njohësit të çështjeve politike, Imer Mushkolaj, rezultate të dobëta në PISA janë shkak i një sistemi arsimor të keq-menaxhuar dhe të keq-ndërtuar ndër vite.

“Natyrisht përgjegjësinë duhet me adresu. Po të gjithë e dimë se jo përgjegjësi nuk i takon vetëm kësaj qeverie, është një rezultat i një sistemi arsimor të keqmenaxhuar edhe të keq ndërtuar ndër vite”,

Por, Mushkolaj ka theksuar se me këtë kritikë edhe ndaj qeverive të kaluara nuk është duke e amnistuar qeverinë aktuale.

“Me këtë nuk dua ta amnistojë përgjegjësinë që ka koalicioni aktual , pushteti aktual në këtë çështje. Por këto janë rezultate që mund të përmirësohen brenda një kohe të shkurtë, pa e pasur së pari një strategji praktike qysh me iu qas kësaj çështje.

Për tej deklaratave të ministres ose zyrtarëve të tjerë të cilët na thonë dy ose tri arsye se pse ka mundur Kosova të renditet kaq ultë si pandemia, ministrja na e përmendi edhe ndërrimin e qeverive e tjera. Megjithatë në sistemin arsimor si të plotë fusha tjera na mungon sistemi, e kemi një sistem që nuk o sistem në kuptim organizativ në kuptim e mirëfilltë, se çka apo dëshirojmë me arrit”, ka theksuar Mushkolaj.