Lajme

Babai ankohet në polici për djalin

12/05/2023 14:03
nga:Genita C

Një burrë në Pejë ka raportuar në polici se djali i tij në vazhdimësi shkakton dhunë në familje.

Organet e rendit njoftojnë se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.