Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur pas humbjes 1-0 të skuadrës ndaj Barcelonës, duke thënë se skuadra e tij e meritonte të shënonte dhe duke refuzuar edhe një herë të flasë për Joao Felix.
“Ata ishin më të mirë në pjesën e parë dhe në të dytën gjithçka ndryshoi. Zëvendësimet shtuan dinamikën në lojën tonë. Ne merituam të shënonim një gol”, tha Cholo.
“Një ditë do të kemi diçka të rëndësishme këtu. E arritëm një herë me atë barazimin që na fitoi La Ligën. Një ditë do të vijë”, u përgjigj specialisti argjentinas i pyetur për serinë e tij të dobët kundër Barcelonës jashtë shtëpisë.
Diego Simeone ka refuzuar edhe një herë të komentojë për temën e Joao Felix: “Nuk po flas për rivalët, por për ekipin tonë”.
/GazetaBlic Sport


