Sporti

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Superligës, rezultate interesante

12/03/2023 13:49
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Dritës ka shkuarnë pushim me avantazhin 2-0 ndaj Feronikelit 74′, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e avantazhit e realizoi Blerim Krasniqi, pas asistimit të Muharrem Jasharit, në minutën e 30’të, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy minuta më pas, Blendi Baftiu shënoi pas asistimit të Kastriot Selmanit.

Në Suharekë, pjesa e parë mes Ballkanit dhe Suharekës u mbyll me rezultatin 1-1.

Osman Mëziu realizoi për Fushë Kosovën, kurse Walid Hamidi barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë.

Në Klinë, në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Prishtinës pjesa e parë u mbyll pa gola.

/GazetaBlic Sport