Lajme

Vetura godet një këmbësor në qendër të Prishtinë, 63-vjeçari dërgohet pa vetëdije në QKUK

12/02/2023 19:28
nga:Y I

Mësohet se një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 63-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije.

Ndërkohë, shoferi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, është shoqëruar në stacion policor.