Sporti

“Grupi i vdekjes” – Shqipëria mëson kundërshtarët e Kampionatit Evropian

12/02/2023 18:48
nga:E K

Sot po hidhet shorti i grupeve të Kampionatit Evropian.

Në shortin që po mbahet në Hamburg të Gjermanisë, ekipet e kualifikuara do të mësojnë fatin e tyre për kundërshtarët që do të kenë në grup gjatë Kampionatit Evropian “Euro 2024“, shkruan GazetaBlic Sport.

Shqipëria që ka arritur kualifikimin e madh duke siguruar vendin e parë në grupin E poashtu mëson kundërshtarët e saj.

Kuqezinjtë janë zgjedhur të jenë në grupin B aty ku përballë do kenë kombëtare si: Spanja, Kroacia dhe Italia.