Sporti

Orari i ndeshjeve të Kupës së Kosovës, zhvillohen në mesjavën e ardhshme

12/02/2023 13:07
nga:Mergim Rreci

Janë mësuar tashmë oraret e ndeshjeve në 1/16 e Kupës së Kosovës.

Llapi dhe Phoenix do të përballen të martën me fillim nga ora 12:00, ashtu siç do të përballen edhe Malisheva – Kika, shkruan GazetaBlic Sport.

Rahoveci – Prishtina, Drenica – Ballkani dhe disa ndeshje të tjera do të zhvillohen të mërkurën, kurse ndeshje do të ketë edhe të enjten dhe të premten.