Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për fazën e 1/16-tës në Kupën e Kosovës.
Skuadra e Ballkanit do të përballet me skuadrën e Drenicës, kurse Llapi do të ndeshet me skuadrën e Phoenix, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshje interesante pritet të jenë edhe ato mes Prishtinës dhe Rahovecit si dhe Dardanës me Dritën.
Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme, më 5 e 6 dhjetor.
Ja takimet e plota që do të zhvillohen: