Vesel Limaj foli për emisionin “Europa Conference League” në SuperSport përpara nisjes së Ballkani-Viktoria Plzen në “Air Albania”, e vlefshme për grupet e Conference League.
Mesfushori ofensiv i kampionëve të Kosovës, i cili në Superiore fitoi titullin me Tiranën, u ndal edhe te gjendja e fushës.
“Kam patur shumë kujtime të bukura në këtë stadium, dolëm edhe kampionë me Tiranën. Kujtime që nuk harrohen.
E dimë rëndësinë e ndeshjes. Jemi përgatitur mjaft mirë për të dalë me sukses. Pozitiv fakti që Plzen është kualifikuar.
Kemi disa mungesa, por edhe ata që vijnë nga stoli kanë kualitet. E dimë çfarë ekipi është Plzen, por do të shohim vetëm veten dhe do të japim maksimumin.
Fusha? Na përshtatet, nuk është edhe shumë e butë. Duket fushë e mirë, topi ecën mirë. Besoj se do të bëjmë një ndeshje të mirë sot“, u shpreh 26-vjeçari.
Ballkani-Viktoria Plzen do të transmetohet live në SuperSport 2