Sporti

Leotrim Krasniqi, trajneri që po shkëlqen, shpallet kampion vjeshtor me Vjosën në Ligën e Parë

11/30/2023 16:10
nga:E K

Vjosa është shpallur kampion vjeshtor në grupin B të Ligës së Parë të Kosovës.

Skuadra e Vjosës ka grumbulluar 31 pikë, një më shumë se ndjekësi më i afërt, Prishtina e Re, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri, Leotrim Krasniqi ka arritur që skuadrën e Vjosës ta udhëheq në 10 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Krasniqi ka ngjallur interesim edhe te skuadrat e Superligës së Kosovës, të cilat janë të interesuara ta kenë si kryetrajner.

/GazetaBlic Sport/