Lajme

Lekaj: Asnjë serbë që jeton në Kosovë nuk e meriton t’i lejohet votimi për Serbinë

11/29/2023 22:22
nga:Genita C

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka folur rreth “rekomandimit” që BE-ja i dha sot Kosovës për lejimin zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit, teksa në anën tjetër kryeministri Kurti kishte kërkuar një marrëveshje ndër-shtetërore me kërkesë nga Beogradi për këto zgjedhje.

Lekaj në një prononcim për GazetaBlic thotë se qasja e Qeverisë Kurti është gabim, sepse Kosova e ka Kushtetutën e saj dhe Ligjin që rregullon të drejtën e zgjedhjeve .

“Shteti Serbë ka para vetes procesin e zgjedhjeve, dhe tani edhe Kosova një formë apo tjetër është e përfshirë pasi shumë serbë nga Komunat veriore të Kosovës kanë shprehur dēshirën e votimit.Deri tani kemi parë që Qeveria Kurti i kanë kërkuar Serbisë që ajo të bëjë kërkesë të veçantë Institucioneve të Kosovës që të krijohet një marrëveshje e veçantë e cila u lejon banorëve serbë që kanë dyshtetësi të votojnë”, thotë Lekaj.

“Mendoj që është gabim kjo qasje e Qeverisë, sepse Kosova ka Kushtetutën e saj, Ligjin e Zgjedhjeve që rregullon të drejtën e zgjedhjeve dhe mbi këto tē detyrime qytetarët serbë duhet ti nënshtrohen plotësisht shtetit të Kosovës”, shtoi ai.

Lekaj thotë se tash është koha që shteti ynë ta shtrijë legjitimitetin dhe sovranitetin e saj në tërë vendin.

“Serbët që jetojnë në shtetin tonë dhe e kanë shtetësinë serbe, ata e kanë të drejtën pēr votim, ndërsa të gjithë të tjerëve nuk duhet tu lejohet të votojnë në Serbi.Ka ardhë koha kur shteti ynë duhet të shtrijë legjitimitetin dhe sovranitetin e saj, në tërë vendin, tek të gjithë qytetarët pa dallime”, thotë Lekaj.

Tutje, Lekaj thotë se asnjë serb që jeton në Kosovë nuk e meriton të lejohet të votojë për Serbinë.

“Parimisht asnjë serbë që jeton në Kosovë, nuk e meriton të lejohet të votojë për Serbinë, sepse kanë refuzuar votimin në nivel lokal në komunat veriore, madje u krijuan shumë probleme që ma kushtuan shtrenjtë si vend.

Mbi të gjitha, mendojë që kjo temë duhet të trajtohet me kujdes nga ekzekutivi i vendit, sepse mund të vijnë pasoja dhe orkestrime nga më të ndryshmet nga Serbia. Shteti fqinjë është zullumqarë prandaj duhet kujdes nga politikat e tyre të rrezikshme”, tha Lekaj për GazetaBlic.

“Rekomandimi” i BE-së për Kosovën rreth lejimit të zgjedhjeve serbe| A do të ndryshojë Kurti mendje?

BE “i rekomandon” Kosovës të lejojë zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit