Ish-kryenegociatori për bisdimet me Serbinë ka folur rreth “rekomandimet” që BE-ja i dha sot Kosovës për lejimin zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit, teksa në anën tjetër kryeministri Kurti kishte kërkuar një marrëveshje ndër-shtetërore me kërkesë nga Beogradi për këto zgjedhje.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic thotë se është shumë e vështirë që kryeministri Kurti të ndërroj mendje.
“Kurti njëherë ka refuzuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe, pa kërkesë direkte të shtetit serb dërguar shtetit të Kosovës për lejimin e organizimit të tyre. Është e vështirë të besohet se pa një kërkesë të tillë, Kurti do ta ndërroj mendjen, kurse Serbia sigurisht nuk do ta bëj nëse për asgjë atëherë se Vuçiq humb vota”, tha Arifi.
“BE-ja nga ana tjetër do të insistoj që ato të mbahen duke e konsideruar si të drejtë njerëzore dhe ligjore të serbëve të Kosovës”, tha Arifi për GazetaBlic.
Arifi e cilëson vendimin e Kurtit si të drejtë, por sipas tij nuk i dihet se çfarë sjell kjo në raport me BE-në.
“Vendimi i Kurtit është i drejtë në kuptim të imponimit të respektit për shtetësin e Kosovës, por se a është diplomatike dhe a i sjell ndonjë të mirë Kosovës në raport me BE-në, është e vështirë të besohet”, tha Arifi për GazetaBlic.
Kujtojmë se, Për mundësinë që zgjedhjet parlamentare të Serbisë të 17 dhjetorit të mbahen edhe në Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar “marrëveshje të veçantë” midis Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa Serbia e ka refuzuar dhe e ka njoftuar ekuivalentin e KQZ-së së saj që zgjedhjet serbe nuk dotë mund të mbahen në territor të Kosovës për shkak se, siç e interpretuan ata, “Kurti i kushtëzoi zgjedhjet me njohje”.
Në lidhje me këto zgjedhje, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian duke “rekomanduar” që palët të shohin për një “modalitet” përmes të cilit do të bëhej e mundshme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje.
Në një përgjigje për agjencionin serb të lajmeve “Tanjug”, zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka thënë se moslejimi i këtyre zgjedhjeve serbe “nuk është në frymën e dialogut” teksa i është referuar praktikave të mëhershne – të ndaluara nga Kurti – që zgjedhjet serbe të mbahen përmes OSBE-së.
“BE rekomandon vazhdimin e praktikës së vendosur për lejimin e serbëve të Kosovës të votojnë në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare serbe më 17 dhjetor, me lehtësimin e OSBE-së. Ne presim që Kosova dhe Serbia të bien dakord për modalitetet që do ta lejojnë këtë të ndodhë, në mirëbesim dhe frymë kompromisi”, ka thënë Stano për Tanjug.
“BE-ja mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’u mundësojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në proceset demokratike. Si e tillë, është thelbësore që votuesit serbë që banojnë në Kosovë të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore dhe të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha mes tjerash Peter Stano.
Vizita e Trendafilovës, avokati: Dhomat e Specializuara ndodhen para një sfide të madhe


