Lajme

Borrell informon NATO-n për dialogun Kosovë-Serbi

11/28/2023 22:41
nga:Genita C

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka quajtur NATO-n, ka thënë se e ka informuar NATO-n rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Përmes një cicërime në X, Borrell ka shkruar po ashtu se përparimi i këtij procesi është i nevojshëm.

“Shkëmbim i rëndësishëm me @NATO Aleatët për situatën në #Ballkanin Perëndimor. Kam informuar mbi gjendjen e fundit të lojës në Dialogun e lehtësuar nga BE. Progresi i palëve është i nevojshëm. Kujtoj gjithashtu rëndësinë e përdorimit të vrullit nga BiH për të përparuar me vendosmëri në rrugën e saj në BE”, ka shkruar Borrell.