Sporti

Zyrtare: Tetë lojtarë të Real Madridit, përfshirë Modric nuk do luajnë ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve

11/28/2023 17:32
nga:Lorik J

Tetë lojtarë të Real Madridit, përfshirë Luka Modric, nuk janë grumbulluar për përballjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Napolit.

Carlo Ancelotti duhet të përballet pa disa titullarë të rregullt për takimin e nesërm të Ligës së Kampionëve me ish-klubin e tij Napoli në Bernabeu në Madrid.

Madrilenët kanë publikuar listën e tyre të skuadrës, e cila nuk përfshin të lënduarit Thibaut Courtois, Kepa, Eder Militao, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Luka Modric, Arda Guler dhe Vinicius Jr.

Modric ishte i fundit i detyruar jashtë fushës për gjigantët e La Ligës për shkak të një problemi muskulor.

Real Madridi siguroi një fitore 3-0 ndaj Cadiz të dielën dhe është kryesuesi aktual i La Ligës me 35 pikë, po aq sa Girona.

/GazetaBlic Sport