Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan të martën vdekjen e pengut Ravid Katz, i cili u mor rob prej Izraelit gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor.
Është hera e tretë që IDF konfirmon vdekjen e një pengu që nga sulmi më 7 tetor në Gaza, pas Noa Marciano dhe Yehudit Weiss, shkruan CNN.
IDF thotë se trupi i Katz po mbahet nga Hamasi në Gaza. Nuk është e qartë se ku është vrarë personi në fjalë.
Katz u mor nga Kibbutz Nir Oz. Ai është vëllai i Doron Katz Asher, një peng që u lirua të premten.