Lajme

Misioni i SHBA-së në NATO: Po ndërmarrim hapa të kujdesshëm për forcimin e KFOR-it

11/28/2023 13:16
nga:G B

Misioni i SHBA-së në NATO ka theksuar se po ndërmerr hapa të kujdesshëm për t’u siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së në mënyrë të paanshme.

“Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i dha një mandat Forcave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 për të pasur një mision paqeruajtës neutral”, thuhet në një postim të këtij misioni në platformën X.

“@NATO_KFOR vazhdon të mbështesë zhvillimin e një Kosove gjithëpërfshirëse, demokratike dhe multietnike”.

“Në forumin ministror aleatët diskutuan situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe përsëritën mbështetjen e tyre të palëkundur për misionin e KFOR-it.