Lajme

Moti sot: Me reshje shiu e bore

11/28/2023 07:06
nga:G B

Mbi Kosovë të marten do të jetë mot kryesisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se do të ketë reshje shiu dhe bore.

Sipas IHMK-së, reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri dhe 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius.