Sporti

Ardi Ajdini: Ndaj Dritës luajtë mirë, por nuk patëm fat – po punojmë shumë që të marrim sa më shumë pikë deri në fund

11/27/2023 14:31
nga:E K

Fushë Kosova do të përballet nesër me Dukagjinin.

Ndeshja që ishte paraparë të luhej në fundjavë u shtye për shkak të reshjeve të borës që pamundësoi që takimi të zhvillohej për shkak se stadiumi nuk ishte në gjendje të mirë për lojë”, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim i xhiros së 15’të u caktua që të zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00.

Lojtari i Fushë Kosovës, Ardi Ajdini për GazetaBlic Sport tha se klubi i tyre do të punojnë shumë që të marrin sa më shumë pikë në ndeshjet e mbetura të Superligës së Kosovës.

“Në ndeshjen me Dritën patëm një paraqitje mjaft të mirë duke marrë parasysh kundershtarin dhe nivelin e tyre, por humbëm lojën në minutat e fundit ku mendoj se na mungoi edhe fati. Ne do vazhdojmë të punojmë maksimalisht që në xhirot e fundit që kanë mbetur të nxjerrim maksimumin e pikëve ku së bashku me lojtarët dhe stafin e trajnerëve, me një punë të pa ndalshme besoj që do ja arrijmë qëllimit tonë si klub”, tha Ajdini për GazetaBlic Sport.