Sporti

Bruno Fernandes i dhuron Garnachos çmimin e lojtarit të ndeshjes: Nuk mendoj se e meriton, por është për golin

11/27/2023 11:38
nga:E K

Bruno Fernandes i dha çmimin lojtari i ndeshjes, Garnachos , i cili shënoi një gol të mrekullueshëm në fitoren e Manchester United ndaj Evertonit.

“Nuk mendoj se e meriton, por është për golin. Unë i jap një vlerësim të mirë vetëm për shkak të golit. Por kjo është vetëm sepse ai e di se unë kam shumë pritshmëri prej tij. Ai ka një të ardhme të madhe përpara, nuk është ende një lojtar i madh (qesh). Presim shumë prej tij, veçanërisht unë. Do të jem gjithmonë pas tij duke kërkuar më shumë, por sigurisht që ishte një gol fantastik. Nuk është për të gjithë”, tha ai duke folur për Sky Sports, transmeton GazetaBlic Sport.

Mesfushori portugez ka shpjeguar edhe pse i ofroi topin Rashfordit për të ekzekutuar penalltinë.

Kapiteni i Manchester United ia kaloi topin sulmuesit anglez, i cili ka shënuar vetëm një herë në këtë edicion të Premier League.

“Ndjeva se Marcus [Rashford] kishte nevojë për pak besim, ai kishte nevojë për golin e tij. Marcus është gjithashtu një ekzekutues i shkëlqyer i penalltive, isha 100 për qind i sigurt se ai mund ta shënonte atë penallti. Nuk bëhet fjalë për atë se kush godet, është për të shënuar dhe Marcus e bëri atë në mënyrë perfekte”, tha ai.

/GazetaBlic Sport.