Lajme

Policia e Kosovës blen 8 qenë në vlerë prej afro 45 mijë euro

11/24/2023 15:30
nga:N K

Policia e Kosovës ka blerë 8 qenë zyrtarë që kap vlerën e afro 45 mijë euro apo më saktë 44 mijë e 944 euro.

Kontrata është nënshkruar me 17 të këtij muaji.

Sipas përllogaritjeve një qenë do të kushtoj mbi 5 mijë euro për copë.

Kompania e cila është shpërbyler më këtë tendër nga ana e policisë është “Crazy Pet” e cila ndodhet në rrugën Shpëtim Bobaj në kryeqytet.

Tenderi ishte hapur përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit.