Sporti

Ekskluzive| Mohamed Sissoko: Liverpool do ta fitojë titullin në Premier League, triumfon ndaj Manchester City në ‘Etihad Stadium’

11/24/2023 20:02
nga:Mergim Rreci

Fundjava është e rezervuar për spektakël në Premier League, atje ku do të zhvillohet një super ndeshje.

Manchester City dhe Liverpool do të përballen të shtunën në ‘Etihad Stadium’, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 13:30.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është në vendin e parë me 28 pikë, kurse ‘The Reds’ renditen në vendin e dytë me një pikë më pak.

Në një intervistë ekskluzive për ‘GazetaBlic Sport’, ish futbollisti i mirënjohur i skuadrës së Liverpool, Mohamed Sissoko tha se mendon që Liverpool do ta fitojë këtë ndeshje, sepse është në një moment shumë të mirë.

Mohamed Sissoko është një emër shumë i njohur në futbollin evropian, i cili ka luajtur tek Liverpool, Valencia, PSG, Juventus dhe disa skuadra tjera të tjera, kurse tek skuadra nga Merseyside ka luajtur nga viti 2005 deri në vitin 2008.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e mirë. Uroj që Liveprool të fitojë këtë takim! E di se Liverpool është në një moment të mirë Premier League. Mendoj që Liverpool do ta fitojë ndeshjen, por Manchester City është një skuadër e mirë poashtu, që luan futboll të bukur, megjithatë Liverpool është një skuadër më e fortë”, tha fillimisht ai

Tutje, ai u pyet edhe për mundësinë që Liverpool ta fitojë titullin në këtë edicion të Premier League, ku tha se e sheh skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp si një opsion shumë të mirë për ta fituar titullin.

“Po, natyrisht. Kur paguani shumë para për futbollistët, ju besoni se do ta fitoni titullin. Unë mendoj që Liverpool është një opsion shumë i mirë për ta fituar titullin në Premier League”, tha tutje Sissoko.

Në fund, ai tha se ka luajtur disa herë kundër skuadrës së Manchester Cityt, por që ‘Qytetarët’ asaj kohe nuk ishin në nivelin që janë tash.

“Unë kam luajtur shumë herë kundër Manchester Cityt, e dimë që ata kanë kontroll të mirë të topit, por të them të drejtën në kohën time nuk ishte i njëjti City, por ata janë shumë të fortë. Por, mendoj se Liverpooli këtë vit është i fortë për të fituar Premier Ligën”, përfundoi Sissoko për ‘GazetaBlic Sport’.

/GazetaBlic Sport/