Sporti

Balotelli aksidentohet rëndë në Itali, shpëton dhe nuk pranon testin e alkoolit

11/24/2023 09:50
nga:Mergim Rreci

Italiani Mario Balotelli është përfshirë të enjten mbrëma në një aksident të madh automobilistik në qytetin e Brescias, në Lombardi, në veri të vendit.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 20:30 me orën lokale, në Via Orzinuovi, kur makina Audi e drejtuar nga lojtari i Adana Demirspor ka dalë nga rruga, duke u përplasur ashpër me një mur, përcjell GazetaBlic SPort.

Balotelli u ndihmua në vendngjarje nga ekipet e urgjencës mjekësore, ai është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk pranoi, sipas Giornal di Brescia, për të bërë një test të alkoolit në gjak.