Javët e fundit ka patur paralajmërime se situata në veri të vendit mund të tensionet nga momenti në moment.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, i cili vizitoi Kosovën ditën e hëne deklaroi se pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë janë duke shikuar mundësinë që të ketë rritje të përhershme të trupave të tyre në Kosovë.
Në lidhje me këto paralajmërime ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.
Haliti tha se Vuçiq i ndërron vazhdimisht qëndrimet, dhe se premtimet e dhëna nga ai në Ohër dhe Bruksel janë bërë të pabesueshme tek ndërkombëtarët.
“Vizita e Zotit Stoltenberg ka qenë shum e rëndësishme , në shërbim të kthjellimit politik të rajonit tonë e në veçanti të Kosovës e Serbisë. Përcaktimi për shtimin e forcave të NATO s në Kosovë për faktin që Vuçiq dhe premtimet e tijë janë bërë të pabesueshme. Pra ai gjatë ditës i ndërron fjalet dhe është bërë i pabesueshëm për premtimet e dhëna në Ohër e Bruksel” deklaroi Haliti për “Gazeta Blic”
Ai tutje tha se mesazhi për Kurtin është gjithashtu të themelojë Asociacionin dhe të fillojë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara.
“Dhe në anën tjetër mesazhi për Kurtin është: themeloje Asociacionin dhe të fillojë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara. Ndërsa siguria e Kosovës duke përfshi edhe integritetin teritorial është në duart e NATOS. Kosova, respektivisht qeveria e Kosoves duhet me urgjencë ta dërgoj statutin e propozuar nga BE , në ‘Gjykaten Kushtetuese dhe nëse eshte ok të filloj zbatimin e marrëveshjes për themelim të Asociacionit si dhe zbatimin e marrëveshjeve tjera. Ky do ishte mesazh pozitiv dhe i pëlqyer nga përendimorët. Ç’tensionimi është në duart e të dyja palëve, Serbia duhet ta ndërpresë keqpërdorimin e qytetarëve serb në Kosovë dhe grupeve ekstremiste në Serbi e qeveria e Kosoves ti kryej detyrat e shtëpisë duke iu dhënë mundësi si fillim organizimin e zgjedhjeve në katër komunat ku zgjedhjet janë kontestuar” deklaroi deputeti i PDK-së në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

Xhavit Haliti, PDK
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, tha se kanë përdorur forcat rezervë për të rritur praninë e NATO-s në Kosovë pas sulmit të 24 shtatorit.
Ai shtoi se janë duke rishikuar nëse duhet të ketë rritje të përherhshme të trupave të NATO’s në Kosovë.“Sapo arrita nga Sarajeva, ku kisha një takim të rëndësishëm dje dhe sot dhe tani jemi duke bërë një rishikim rreth pranisë tonë ushtarake në Ballkanin Perëndimor, që përfshin edhe Bosnje e Hercegovinën por edhe Kosovën. Kemi përdorur forcat tona rezervë për ta rritur praninë tonë menjëherë pas dhunës në shtator dhe tani po e rishikojmë nëse duhet të kemi një rritje të përhershme për t’u siguruar se kjo situatë nuk del jashtë kontrollit dhe nuk krijon konflikte të tjera të dhunshme në Kosovë ose më gjerë. Pra, do të bëjmë ata që është e nevojshme, aktualisht jemi duke rishikuar praninë tonë dhe ndryshimet e nevojshme dhe i kemi zbatuar rritjen e nevojshme të NATO-s”, deklaroi shefi i NATO-s raporton “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/


