Sporti

Ish futbollisti, Avni Pepa: Kosovës i duhet një trajner me karakter të fortë, Daja do të bënte punë të mirë

11/23/2023 20:40
nga:Mergim Rreci

Ish futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Avni Pepa ka komentuar çështjen e trajnerit të ri të Kosovës.

Në një deklaratë për ‘GazetaBlic Sport’, Pepa tha se Kosovës i duhet një trajner që ka moshë të re, që aplikon skemë ofanzive.

“Dëshira ime është me e pa tek Kosova një trajner me moshë të re. Një trajner që e përdor formacionin 4-3-3, dhe që e ka stilin e lojës ofanziv. Ai duhet të ketë poashtu karakter të fortë”, tha fillimisht Pepa.

Tutje, ai u pyet nëse do të dëshironte një trajner që vjen nga futbolli kosovar apo një trajner jashtë vendit.

“Unë mendoj për një trajner që vjen nga jashtë, por që brenda Superligës si kandidat të mundshëm e shoh Ilir Dajën. Ai e ka treguar veten që ka shumë kualitet. Mendoj që do të bënte një punë të mirë“, përfundoi Pepa.

/GazetaBlic Sport/