Sulmuesi i Milanit, Noah Okafor, ka pësuar një dëmtim me Zvicrën, duke e lënë trajnerin Stefano Pioli me një krizë sulmuesish për ndeshjen e fundjavës në Serie A kundër Fiorentinës.
23-vjeçari pësoi një dëmtim gjatë humbjes 1-0 të Zvicrës ndaj Rumanisë të martën në mbrëmje.
Media të shumta italiane raportojnë se Okafor nuk do të jetë i gatshëm për raundin e ndeshjeve të kësaj fundjave dhe do të rivlerësohet në javën e ardhshme.
Lëndimi vjen në një moment të keq për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli, i cili gjithashtu do të jetë pa startuesin e rregullt Olivier Giroud në fundjavë.
/GazetaBlic Sport